Hadërgjonaj ka dy fjalë për ndeshjen kundër Çekisë
14 nëntor 2019
| 15:24
Sonte (e enjte) në “Doosan Arena”, Kosova është mysafire e Çekisë. Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset në “Euro 2020”.
Lidhur me këtë ndeshje, Florent Hadërgjonaj, ka premtuar se futbollistët “dardanë” do të japin maksimumin që t’i bëjnë të gjithë të lumtur.
“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur”, ka shkruar Hadërgjonaj.
/Epoka e re/