Hadërgjonaj kalon nga Kasimpasa Alanyaspori
07 gusht 2023
| 13:07
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj është larguar nga Kasimpasa për t’u transferuar në klubin tjetër turk, Alanyaspor.
Mediet turke raportojnë se ky klub e mori 29-vjeçarin si lojtar të lirë pasi i kishte skaduar kontrata me klubin e deritashëm, ku luajti tri vjet. Ai kishte oferta nga Greqia, ku e pëlqenin Panathinaikos, AEK e Olympiacos, ndërsa në Alanya do ta gjejë lojtarin tjetër të Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.
Mbrojtësi i djathtë kështu do të luajë edhe për një vit në Superligën turke, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e ekipeve Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield dhe së fundmi në Kasimpasa. Me këtë të fundit i ka zhvilluar 112 ndeshje dhe i ka realizuar 7 gola e i ka bërë 6 asistime.