Hadergjonaj: Kosova humbi një betejë, por jo luftën
Florent Hadergjonaj ka falënderuar gjithë popullin për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Përfaqësues së Kosovës në futboll. “Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë”, ka thënë Hadergjonaj.
“Dardanët” nuk arritën të kualifikohet në Evropian nëpërmjet kualifikimeve, por një gjë të tillë mund ta bëjnë nga ndeshjet e Ligës së Kombeve. Hadergjonaj, ka thënë se Kosova e humbi një betejë, po jo edhe luftën.
“Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën. Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. Faleminderit!”, ka shtuar Hadergjonaj.
/Epoka e re/