Hadergjonaj: Kurrë nuk kam shkuar në Kukës gjatë luftës dhe s’kam qenë motër medicinale

22 nëntor 2023 | 16:19

Safete Hadergjonaj, gjatë dëshmisë së saj, të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ka thënë që asnjëherë nuk ka qenë në Kukës dhe se nuk ka qenë motër medicinale.

Avokati Jean-Louis Gilissen i ka thënë dëshmitares së në dosjen e cila tani është duke u trajtuar, kanë prova që e nxjerrin atë në Kukës.

“E thash në fillim dhe është një deklaratë nën betim dhe po e them nën betim se kurrë, kurrë, kurrë në jetën time, asnjëherë nuk kam qenë në Kukës”, ka thënë dëshmitarja Hadërgjonaj.

Kurse, e pyetur se a ka pasur ndonjë aftësim mjekësor ose ka ofruar ndonjëherë ndihmë mjekësore, Hadergjonaj ka thënë se kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Unë as para luftës, as gjatë luftës, as pas luftës, asnjë trajnim nuk e kam bërë për shëndetësi. Unë jam ekonomiste. Unë e kam bërë shkollën për ekonomi dhe paslufte kam bërë trajnime për ekonomi. Unë krejt çfarë kuptoj prej mjekësisë është me pi paracetamola kur më dhemb krytë dhe nëse nuk më kalon me ikë te mjeku”, ka thënë Hadergjonaj.

Më tutje, ajo ka thënë se edhe në shtabet ku kanë qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë.

“Asnjëherë në asnjë shtab se unë nuk kam qenë në Kosovë”, ka thënë dëshmitarja Hadergjonaj, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me profesionin e mjekut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka…