
Hadergjonaj: Luaj kudo që ma kërkon trajneri
05 shtator 2019
| 13:03
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka thënë se duhet të përqendrohen në ndeshjen me Çekinë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai ka bërë me dije se është i gatshëm të luaj kudo që ia kërkon trajneri Bernard Challandes.
“Kam luajtur edhe në Gjermani e Angli si i majtë, megjithëse preferoj të luaj në krahun e djathtë. Mirëpo, nëse trajneri ma kërkon një gjë të tillë nuk është problem. Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin”, ka thënë Hadërgjonaj.
/Epoka e re/