Hadergjonaj mezi pret ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi
09 tetor 2019
| 16:05
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj mezi po i pret dy ndeshjet e radhës që Përfaqësuesja e Kosovës i zhvillon në muajin tetor.
“Dardanët” fillimisht përballen në miqësore me Gjibraltarin me 10 nëntor, kurse katër ditë më vonë luajnë kualifikuesen ndaj Malit të Zi
“Kënaqësi të grumbullohesh nga vendlindja. Na presin dy takime të rëndësishme. Forca Kosova!”, ka shkruar Hadergjonaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/