Hadergjonaj: Na shkatërroi barazimi ndaj Andorrës

30 mars 2023 | 16:25

Kosova barazoi në ndeshjen e dytë kualifikuese për “Euro 2024” kundër Andorrës (1-1), në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Florent Hadergjonaj ka thënë se u shkatërruan të gjithë me barazimin ndaj Andorrës, pasi duhej të merrnin tre pikët.

“Ka qenë një goditje shumë e madhe për ne. Pas ndeshjes të gjithë kemi qenë të shokuar e shkatërruar, pasi lëshuam nga duart fitoren. Nuk është se kundërshtari bëri ndonjë gjë, por ne nuk luajtëm mirë pasi nuk kemi pasur raste shënimi”, ka thënë Hadergjonaj për “Telegrafin”.

“Është normale që një kundërshtar cilido qoftë ai mund ta shënoj një gol, por kur luajmë ndaj këtyre kombëtareve më të dobëta duhet të krijojmë më shumë që të realizojmë më shumë gola dhe pastaj goli eventual i tyre nuk vlen”, ka shtuar Hadergjonaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të ushtrisë…