Hadërgjonaj: Ndeshje e jashtëzakonshme, shpresojë të bëjmë një lojë të mirë
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj e ka pranuar se “dardanët” i pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Spanjës.
Kosova dhe Spanja përballën nesër në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
“E dimë çfarë ndeshje është, është ndër më të mirët në botë në vite. Kanë fituar dy apo tre titujt në 10 vitet e fundit. Jemi duke e pritur dhe besoj që do bëjmë më të mirën. Jemi bashkuar si skuadër, kemi pas fazë të vështirë në vitin e kaluar. Kemi përparuar si skuadër, jemi mbledhur bashkë dhe besoj që edhe nga jashtë po shihet. Në dy lojë fituam katër pikë dhe kjo na jep vetëbesim. Do jetë ndeshje e jashtëzakonshme, por shpresojë se do të bëjmë një lojë të mirë”, ka thënë Hadërgjonaj, i cili ka konfirmuar se është i gatshëm të luaj kudo që e kërkon trajneri.