Hadergjonaj: Nënëmadhe, emri yt do të jetë në faqet e historisë sonë të lavdishme
Deputetja Safete Hadergjonaj ka shkruar një postim në llogarinë e vet në “Facebook” me rastin e vdekjes së nënës së heroit të kombit Edmond Hoxha, Nurije Hoxha.
“Euuu… tezja jonë na paske lënë sot. Sa shumë dhimbje, sa shumë lotë, sa shumë krenari janë lidhur me ty. Nënë e heronjëve Xhavit e Edmond Hoxha”, ka shkruar Hadergjonaj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Euuu… tezja jone na paske lene sot. Sa shume dhimbje, sa shume lote, sa shume krenari jane lidhur me ty. Nene e heronjeve Xhavit e Edmond Hoxha.
Nenemadhe, ku gjeten force me perballu dhimbjen me dhjeta nena qe i dhane bijte e tyre ne rrugetim per lirine per shtetin e Kosoves.
Une njoha historine e atdhetarizmes nga ti ate historine qe se shkruan as historianet na e tregoje ti per dite e per nate e ne frymezoheshim per ti rezistuar pushtuesit gjakatar. Ehh…tezja ime po ti ishe bere gur per te qendruar edhe kur te trokiten ne dere ne vitin 1981, UDB, pushtuesit e mjeranat shqipefoles qe u sherbenin me devotshmeri, dole krenar para tyre „ju e burgosni djalin tim po nuk na thyeni dot, nuk e ndalni rrugen tone per liri, Xhaviti do te vije edhe me i fuqishem e do te trondit themelet e shtetit tuaj te kalbur“. Oh, po ku gjeje forcen te perballosh dhimbjen qe te tronditi ne acarin e janarit 1997, kur faqezinjet te erdhen ne dere e te thane ta kemi vra djalin ne nje prite, ushtarin e UÇK, do te ju shuajme si familje. E ti krenare para tyre u the „mua dhe familjen mund te na shuani por lirine e ketij vendi nuk ndalni dot“.
Ehhh, tezja ime ma ke lendu shpirin sot, si durija dot lotet tu, kur te iku motra (nena ime) qe ishte 13 vite me e re se ti. Nuk doja ti shoh lotet tu me aq dhimbje perseri.
Neser ne ora 14 ti do te jesh me me te dashurit tuaj ne varrezat e Junikut. E ne do te kujtojme perjete e mot.
Prehu e qete ne perjetesi teze. Emri yte Nurije Hoxha do te jete ne faqet e historise tone te lavdishme.