Hadergjonaj prezantohet tek Kasimpasa
31 janar 2020
| 15:39
Florent Hadergjonaj, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Superligën e Turqisë, tek skuadra e Kasimpasas.
Është arritur marrëveshja me Huddersfield për huazimin e Hadergjonajt deri në fund të sezonit.
Në Turqi Hadërgjonaj do ta gjejë Loret Sadikun si shok skuadre.
Ai është shprehur shumë i lumtur që ndodhet në Turqi, dhe se me këtë rast do ta vizitoj edhe vendin edhe Stambollin.
Kujtojmë se Hadergjonaj ka luajtur edhe për Inglostadt në Bundesligë, dhe Young Boys në Superligën e Zvicrës.