Hadërgjonaj: Ta gëzojmë popullin e Kosovës me fitore
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të shtunën përballet me Zvicrën në Bazel nga ora 20:45.
Krahas përzgjedhësit në konferencë për medie ishte edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj. Ky i fundit ka deklaruar se presin paraqitje të mirë dhe shpresojnë në fitore për të gëzuar popullin e Kosovës.
“Për mua është ndeshje speciale, pasi kam lindur dhe jam rritur këtu. Nuk do ta harroj gjatë tërë jetës sime pasi do të kem shumë familjarë në tribuna. Nuk do të jetë një situatë e tillë vetëm për mua, por edhe për shumë bashkëlojtarë. Me padurim presim ndeshjen, pasi në stadium do të kemi përkrahje të madhe dhe shpresoj që me një paraqitje të mirë do ta gëzojmë popullin kosovar dhe të gjithë ata në stadium me një fitore”, ka thënë Hadërgjonaj.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45. Zvicra është e para më 16 pikë, kurse Kosova e katërta më 10 pikë.