Hadis Bajraktari triumfon në Finlandë

08 shkurt 2025 | 19:08

Sukseset e kosovarëve në sport nuk kanë të ndalur, kësaj radhe pingpongisti nga Prizreni, Hadis Bajraktari ka treguar talentin e tij ne turneun e pingpongut, te zhvilluar të shtunën, në Kosken Malja, në Finlandë.

Në një konkurencë të fortë, me dhjetra lojtarë vendor e ndërkombëtar, Hadis Bajraktari triumfoj në kategorinë e Seniorëve. Hadisi me sukses kaloi fazen e grupeve, ku doli i pari në grup, për të kaluar ne fazen eleminuese. Pas 3 ndeshjeve të veshtira, në finale u takua me lojtarin Leonid Pullinen nga Finlanda dhe në njê ndeshje me shume poena atraktiv, fitoi me rezultat të ngushtë 3 me 2.

Fituesit e turneut u shpërblyen me, mjete monetare, kupa dhe mirënjohje nga organizatori.

Hadisi përveq garimit, është duke mbajtur seanca stërvitore me lojtarë të grupmoshave të reja, ku është një nga trajnerët më të dashur në qytetin ku jeton në Tampete të Finlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas sondazhit të fundit nga kompania kredibile amerikane SDGS Global…