Hag tregon për atmosferën e mëparshme tek Unitedi: Ishte shumë rrëmujë, skuadrës i mungonte disiplina

05 mars 2023 | 15:20

Marrja në dorë të “frerëve” të Manchester United nga tekniku holandez, Erik ten Hag, duket se i ka bërë mjaft mirë ekipit, teksa po tregon fantastike këtë sezon.

Për mediat ditën e sotme, tekniku “tulipan” tregoin atmosferën e rrëmujshme para ardhjes së tij në “Old Trafford”, si dhe vuri në dukje rolin e rëndësishëm të një lideri, që braziliani Casemiro ka në dhomat e zhveshjes së “djajve”.

“Skuadrës i mungonte disiplina dhe nuk kam pse të gënjej për këtë. Lojtarët më të mirë pëlqejnë rregullin, dhe jo vetëm në fushë, ndaj ka rregulla që duhen ndjekur. Natyrisht, kur nuk ka rregulla apo disiplinë, ju fitoni një rrëmujë. Kjo nuk është vetëm në klubin e futbollit, por edhe në çdo industri tjetër. Kjo është shumë e qartë, sepse pashë se çfarë po ndodhte në fushë. Casemiro është një lider, ai është i rëndësishëm për ne. Jo vetëm në aspektin e lojës dhe aftësive, por edhe për shkak të organizimit, karakterit, kulturës. Jemi shumë të lumtur që e nënshkruam. Ne po kërkonim lojtarë me karakter. Shumë futbollistë kanë aftësi, për shembull, mund të vrapojnë shpejt, por ne kemi parë lojtarë me karakter, cilësi drejtuese, të përgjegjshëm, të qëndrueshëm. Këta janë lojtarët që kërkoja pas analizimit të skuadrës”.

“Casemiro nuk më befasoi. E dija se çfarë lojtari i madh ishte. Vetëm shikoni profilin e tij, trofe të fituar. Kjo nuk është një rastësi. Ashtu si Rafa Varan, ai fitoi pesë herë Champions League. Ne duhet të bëjmë kërkime dhe të gjejmë ata që do të fitojnë, që janë bashkëpunues dhe të përulur në dhomën e zhveshjes dhe që marrin përgjegjësinë në fushë”,ka thënë tekniku i Manchester Unitedit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur është thënë se ka vendosur një çmim masiv…