Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait

06 tetor 2024 | 17:48

Të dielën i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Megjithatë aty nuk u pa Jakup Krasniqi.

Për shkak të procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në varrim.

Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Zeneli ka zbuluar ekskluzivisht për Klan Kosova se djali…