Haga refuzoi lirimin e parakohshëm të serbit që kreu gjenocid në Bosnje
Tribunali i Hagës refuzoi të konsideronte lirimin e parakohshëm të kriminelit serb, Milomir Stakiq.
Ai u dënua me 40 vjet burg për krime kundër myslimanëve dhe kroatëve në Prijedor gjatë luftës në Bosnje
Në vendimin e botuar sot, presidenti i Mekanizmit, Carmel Agius, theksoi se Stakiq nuk ka vuajtur ende dy të tretat e dënimit, që është një kusht i domosdoshëm për paraqitjen e një kërkese për lirim të parakohshëm.
Stakiç do të vuajë dy të tretat e dënimit të tij në vitin 2027, raporton b92, percjell telegrafi.
Stakiq nuk paraqiti as një kërkesë, por autoritetet e Francës, ku ai po vuan dënimin e tij, informuan gjykatën në Hagë se sipas ligjeve atje, i dënuari pas gjysmës së dënimit të vuajtur fiton të drejtën të kërkojë lirim të parakohshëm.
Stakic, ish-kryetari i Komunës së Prijedor, u dënua nga gjykata e Hagës me 40 vjet burg në vitin 2006, duke e shpallur atë fajtor për shfarosje, vrasje, persekutim dhe transferim me forcë të popullatës joserbe në komunë në vitin 1992.
Në vitin 2003, Stakic u dënua me burgim të përjetshëm me një vendim të shkallës së parë. Fillimisht i akuzuar për gjenocid, Stakiq ka qenë në burg që nga 23 marsi 2001, kur u arrestua nga autoritetet serbe në Beograd dhe u ekstradua në Hagë.