
Hagë, sot intervistohet Sami Lushtaku
16 janar 2019
| 09:24
Sami Lushtaku, ish-komandantët i UÇK-së në Zonën e Drenicës tashmë gjendet në Hagë.
Ai pritet që gjatë ditës të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Intervista e Lushtakut në Hagë të Holandës pritet të nisë në orën 10:00 dhe nuk dihet sa do të zgjasë.
Të hënën dhe martën për dy ditë rresht është intervistuar nga Specialja, Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Zonës së Llapit.