Hahn përkrah Pfandler: Austria është mbështetëse e fuqishme e Kosovës
11 shkurt 2018
| 23:24
Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn e ka mbështetur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler i cili ka deklaruar se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.
Hahn në profilin e vet në “Twitter”, Hahn e ka përcjell mesazhin e ambasadorit austriak Gernot Pfandler, se nuk ka ndryshim të pozicionit austriak kundrejt Kosovës. “S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, shkroi Hahn.