Hahn: Referendumi për Maqedoninë do të thotë zgjedhje midis ardhmërisë në BE dhe izolimit
Komisari Evropian për Zgjerim Johannes Hahn thotë se i vjen keq për shkak të mungesës së unitetit kombëtar rreth referendumit për Marrëveshjen me Greqinë dhe u rekomandon qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që ta formojnë ardhmërinë personale dhe ardhmërinë e shtetit.
Për Hahnin, siç deklaroi për agjencinë e lajmeve të Maqedonisë MIA, referendumi është përzgjedhje midis ardhmërisë së kthyer drejt BE-së dhe izolimit.
“Kjo është përzgjedhje midis rrugës së kthyer drejt ardhmërisë së integrimit në BE me benifite konkrete për qytetarët si qeverisja e të drejtës, atraktiviteti për investuesit e huaj dhe më shumë dhe vende më të mira pune dhe rrugë të kthyer drejt izolimit, stagnim dhe humbjen e rastit të vetëm për përmirësim dhe progres në sfera kyçe”, i tha Hahn korrespondentes së MIA-s nga Brukseli.
Eurokomisari këtë përzgjedhje gjithashtu e krahasoi me përzgjedhjen midis koncepteve nacionaliste dhe integrimit në BE dhe në NATO.
“Përzgjedhja është midis të përmbajturit tek konceptet e vjetra nacionaliste ose pranimit të ardhmërisë së vendit, me reforma dhe me integrim në BE dhe NATO si hap përfundimtar. Kjo nuk është imponuar nga BE-ja ose nga bashkësia ndërkombëtare. Integrimi euroatlantik ishte vendosur si qëllim strategjik i vendit para shumë kohësh. Mbetet që qytetarët të vendosin se nëse kjo perspektivë me të gjitha benifitet e saj konkrete do të materializohet ose jo”, thotë Hahn.
Ai shpreson se qytetarët të cilët ende nuk kanë vendosur se si do të votojnë, do të informohen për pasojat nga vota e tyre.
“Mendoj se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se me këtë referendum u ofrohet shans që të dëgjohen votat dhe qëndrimet e tyre që ta formojnë ardhmërinë e tyre dhe ardhmërinë e vendit. E drejta e votës është progres i rëndësishëm demokratik i cili duhet të mbështetet përmes pjesëmarrjes aktive. Që me të vërtetë të shfrytëzohet kjo e drejtë qytetarët duhet me kujdes t’i analizojnë motivet pas fushatave dhe pasojat nga vota ‘pro’ ose ‘kundër’ që të jenë të aftë të bëjnë vendim të informuar”, shtoi eurokomisari.
I pyetur se çka mendon për lëvizjen e cila bën thirrje për bojkotim të referendumit, u përgjigj se i vjen keq për shkak të obstruksioneve.
“Mbajtja e referendumit do të thotë se u jepet fuqi qytetarëve që të sjellin vendim për Marrëveshjen me pasoja afatgjata për vendin e tyre dhe për ardhmërinë personale. Më vjen shumë keq që në momente kur nevojitet unitet kombëtar që të pranohet progres i bërë i shkëlqyeshëm, ende ka aktorë të cilët më shumë dëshirojnë obstruksion sesa punë konstruktive në interes të ardhmërisë së vendit”, thekson Hahn.
Ai edhe një herë e përshëndeti “lidershipin” e të dyja palëve në kontest dhe përsëriti se bëhet fjalë për Marrëveshje historike e cila i hap dyert drejt BE-së dhe NATO-s.
Nga qytetarët tani do të varet se nëse kjo perspektivë do të bëhet realitet, thotë eurokomisari për zgjerim.
“Marrëveshja e Ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë me Greqinë për emrin ishte me të drejtë i quajtur ‘depërtim historik’ nga ana e BE-së dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare. Ajo e hap rrugën drejt zgjidhjes së kontestit që po zgjat thuajse tre dekada dhe i cili jo vetëm që i ka lënë nën hije marrëdhëniet bilaterale të së dy vendeve, por edhe vendosi pengesë të madhe për qasjen drejt BE-së dhe NATO-s për IRJM-në”, tha Hahn.
Sipas tij, vendosmëria dhe lidershipi i qeverive në të dy vendet që të ballafaqohen me këtë problem meriton respekt të plotë.
“Edhe kjo ishte e mundur sepse liderët janë të fokusuar tek ardhmëria në vend që tek e kaluara, që është në interes të qytetarëve të vendit dhe posaçërisht gjeneratat e ardhshme. Me referendumin vijues në duart e qytetarëve është kjo perspektivë e ardhshme pozitive që të bëhet realitet. Për këtë arsye e përsëris thirrjen time deri te qytetarët që të informohen dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Kjo është përzgjedhje e rëndësishme e cila do ta caktojë ardhmërinë e vendit për shkak se marrëveshja për emrin i hap dyert për integrimin euroatlantik”, thekson Hahn.
Njëherit vlerëson se kjo perspektivë është shumë konkrete për shkak se Këshilli i dha mandat Komisionit Evropian që t’i fillojë përgatitjet për fillim të negociatave inkuadruese.
“Edhe këto përgatitje menjëherë i filluam. Personalisht isha në Shkup në korrik ta hapë procesin e skriningut”, deklaroi Hahn për MIA-n.