Hahn: Shpresoj që kosovarët sa më shpejtë do të udhëtojnë pa viza

18 korrik 2018 | 20:04

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ai ka thënë se shpreson që Parlamenti Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur të vendosë për heqjen e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Ekspertët konfirmuan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka vlerësuar punën e madhe dhe përkushtimin e Kosovës për reformat. Tani është në dorën e shteteve anëtare të Parlamentit Evropian për të vendosur për lëvizjen e lirë për Kosovën. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejtë”, ka shkruar Hahn.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK),…