Hahn takohet me Brnabiq, flasin për dialogun Kosovë – Serbi
01 shtator 2018
| 13:16
Komisioneri i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, është takuar sot me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Të dy kanë folur në Beograd për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për integrimet europiane.
“Një takim shumë i mirë me kryeministren Anne Brnabiç në Beograd, diskutuam hapat e mëtejshëm për negociatat e pranimit në BE, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, sundimin e ligjit, ndryshimet kushtetuese në fushën e gjyqësorit, si dhe për masat mbrojtëse të BE-së në industrinë e çelikut”, ka shkruar Hahn në “Twitter” pas takimit që patën këtë mëngjes.