Hahn: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë
26 qershor 2018
| 10:23
Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, i ka bërë thirrje BE-së të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ai ka pohuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE.
Thirrja vjen në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, të së martën në Luksemburg, që paraprin vendimin e Këshillit Europian në Samitin vendimtar të BE, në fund të kësaj jave, më 28-29 qershor.