Hahni: Gazi s’ka vend në Kuvendin e Kosovës
21 mars 2018
| 14:10
Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar edhe komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn.
Ai ka dënuar përdorimin e gazit lotsjellës.
Hahn ka thënë se liderët e Kosovës duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.
“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hahn.