Hahni: KE-ja do të propozojë hapjen e negociatave me Shqipërinë
Komisioni Evropian (BE) do të propozojë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë.
Komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, e ka paralajmëruar këtë në seancën e komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian, duke e argumentuar me faktin që Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin përgjigje për standardet që kanë arritur.
Hahni që e ka paraqitur perspektivën si një çështje të Evropës sa dhe të vendeve të Ballkanit zgjerimin që pritet, ka kujtuar situatën e aktorëve jashtë rajonit që ndërhyjnë nëse politika e BE-së nuk merr masa konkrete.
Ndërkohë parlamentarë evropianë kërkuan shpjegime për situatën e vetos nga vendet anëtare pas vendimeve të Komisionit Evropian, duke e parë këtë si një pengesat kryesore për pranimin e vendeve të reja.
Komisioni i jashtëm parlamentar ka marrë të hënën në shqyrtim raportet për vendet të hartuara nga europarlamentarët, ndërkohë që ka vlerësuar se situata financiare e parashikuar në fondet IPA 2021-2027 mbështet zgjerimin dhe zhvillimin ekonomik në rajon.
Hahni ka përsëritur faktin se nëse nuk Evropa nuk eksporton stabilitet në Ballkan, do të importojë destabilitet.