Hahni: Kosova t’i zgjidh mosmarrëveshjet me Serbinë para anëtarësimit në BE

27 korrik 2018 | 16:40

Bashkimi Evropian (BE) ka alarmuar për rolin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se Pekini mund t’i kthejë vendet e rajonit në “kuaj të Trojës”.

Komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë për “Politico.eu”, se “kombinimi i kapitalizmit dhe një diktature politike kineze” mund t’i përshtatet disa udhëheqësve në rajon.

Ndonëse shqetësimet e perëndimore rreth Ballkanit janë përqendruar në rolin e Rusisë, Hahni ka thënë se ka më shumë arsye për të qenë të shqetësuar lidhur me ndikimin e Kinës, e cila ka bërë një seri investimesh të rëndësishme në projektet e infrastrukturës.

I pyetur rreth mundësisë së krijimit të “kuajve të Trojës”, duke përdorur fuqinë e saj financiare për të shtrirë ndikimin politik mbi vendet që aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian, Hahni ka përmendur shembullin e një autostrade në Mal të Zi që ndërtohet dhe financohet nga Kina.

“Pikërisht ky është rasti me këtë autostradë të famshme në Malin e Zi. Dhe gjithashtu ky është një lloj modeli, ose të themi modeli i biznesit, nga kinezët për të ofruar kredi tërheqëse duke u kthyer në kapital. Mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për konceptin strategjik të Kinës dhe të reagojmë në mënyrë adekuate. Unë mendoj se kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Evropës”, është shprehur Hahni.

Më tutje, Hahni ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se duhet t’i zgjidh mosmarrëveshjet me Serbinë, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Një nga barrierat e mëdha të Kosovës ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian është se ajo duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet e saja me Serbinë”, tha ai.

Hahni vuri në dukje se Qeveria e Kosovës mbështetet gjithashtu në tarifat doganore dhe kjo duhet të ndryshoj para tregu i Kosovës do t’i bashkohet atij evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…