Hahni: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë specifike, e përshtatur dhe jo një precedent.
Kështu ka deklaruar komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, për gazetën malazeze “Pobjeda” duke shtuar se ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Pikëpamja e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini si ndërmjetëse në negociata është e qartë dhe ishte i qartë nga fillimi i mandatit të saj, veprimi i përbashkët për një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës në rajon si një tërësi është prioritet kryesor i Bashkimit Evropian”, ka thënë Hahni.
I pyetur nëse ndryshimet e kufijve janë të pranueshëm për BE-në, Hahni ka thënë se një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e zbatueshme dhe realiste e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.