Hahni, optimist për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

26 prill 2019 | 17:25

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka të ngjarë të sigurojnë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, tha komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, për “DPA”-në.

Ai ka thënë se “është i bindur” se Komisioni do ta lëshojë këtë rekomandim në fund të majit.

Hahni ka lavdëruar në veçanti Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Shtetet e BE-së kanë rënë dakord në parim qershorin e kaluar, por fillimi formal i bisedimeve varet nga reformat e mëtejshme.

Komisioni do të dalë me një përditësim rreth përpjekjeve për reforma pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në fund të majit.

Hahni po ashtu i ka paralajmëruar shtetet anëtare që “të mos luajnë për të blerë kohë”.

“Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe në ruajtjen e ndikimit tonë në rajon”, ka thënë Hahni.

Nëse shtetet anëtare ndalen, ka shtuar ai, vonesat mund të rrezikojnë stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka përgëzuar…