Hahni: Pres rekomandim pozitiv për Shqipërinë
15 maj 2019
| 11:29
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Hanh ka thënë se “Reforma në drejtësi në Shqipëri duhet të shpërblehet”.
I pyetur për kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn ka theksuar se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë.
Me tej, Hahn ka deklaruar se Komisioni Evropian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Evropian për hajen e negociatave.