Hahni: Serbia në BE nëse i normalizon raportet me Kosovën
02 shkurt 2018
| 10:36
Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johannes Hahn, në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Kurir”, ka thënë se viti 2025 është datë treguese për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, Serbia mund ta arrijë atë vetëm nëse shpejt zbaton hapat vendimtarë të reformës dhe qëndrimin ndaj Kosovës ta normalizojë në mënyrë të detyrueshme e të përhershme.
“Si të gjithë kandidatët e tjerë për t’iu bashkuar BE-së, edhe Serbia duhet të përqendrohet në tre prioritete: forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, reformat ekonomike dhe të tregut të punës, si dhe pajtimin rajonal me fqinjët”, ka thënë Hahni.