Hahni thotë se me Thaçin diskutuan për perspektivën evropiane të Kosovës
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi, komisionari Hahn ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka shkruar se ishte një kënaqësi që të takohesh me presidentin e Kosovës.
“Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, ka shkruar Hahni.
/Epoka e re/
A pleasure to meet President @HashimThaciRKS #WEF19 @Davos. We discussed the European perspective of #Kosovo and the way forward in the dialogue w #Serbia. It's in the #EU's geopolitical and economic self-interest to draw the whole region of SE #Europe closer. pic.twitter.com/FsvOGNp5kK
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 23, 2019