Hahni: Vazhdimi i dialogut në shtator, pas zgjedhjeve në Kosovë
Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se pret që së shpejti në Kosovë të mbahen zgjedhjet që do të ndryshojnë gjendjen politike dhe se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në shtator.
Ai ka theksuar se një zgjidhje politike për situatën në Kosovë është e nevojshme për vazhdimin e dialogut.
Hahni ka thënë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është një element kyç për përparimin e mëtejshëm të të gjithë rajonit dhe theksoi domosdoshmërinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.
Hahni pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në një konferencë të përbashkët për medie ka rikujtuar se Komisioni Evropian nën drejtimin e Jean-Claude Juncker ishte i angazhuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor.