
Hahni: Vendimi për vizat merret para pushimeve të verës
09 korrik 2018
| 13:35
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se vendimi për liberalizim e vizave për Kosovën do të merret shumë shpejt.
Ai ka premtuar se nuk do të ketë vonesa dhe shtyrje në këtë proces pasi BE-ja do ta mbajë premtimin.
“Do ta mbajmë premtimin dhe do të marrim vendim para pushimeve të verës”, ka thënë Hahn për “KTV”.
Hahn po merr pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që ka nisur sot në Londër.
Në këtë samit Kosova përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.