Hailey Baldwin mban me krenari mbiemrin e burrit në kapele
31 mars 2019
| 13:05
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber po vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin dhe martesën e tyre.
Dy ditë pasi këngëtari 25-vjeçar iu përgjigj fansave që po e godasin bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, Baldwin është parë në West Hollywoo, duke iu kujtuar të gjithëve për mbiemrin e saj të ri.
22-vjeçarja është fotografuar e veshur me sutjena sportive dhe pantallona të shkurtra, por edhe e ka festuar dashurinë e saj.
Modeluesja kishte vënë në kokë një kapele të zezë ku ishte i shkruar mbiemri i bashkëshortit të saj me shkronja ngjyrë ari (Bieber).