Hailey Baldwin me fustan seksi në premierën e dokumentarit për Justin Bieberin
30 janar 2020
| 11:31
Hailey Baldwin duket se është kujdesur shumë për pamjen e saj në premierën e serisë së dokumentarëve për burrin e saj.
Modeluesja 23-vjeçare ka ecur në tapetin e kuq me Justin Bieber për të festuar lansimin e shout të këtij të fundit në “YouTube” “Justin Bieber: Seasons” e veshur me një fustan të zi shumë seksi.
Fustani i mbuluar me xixa ishte nga koleksioni i pranverës për vitin 2020 nga Zuhair Murad, të cilin e kishte kombinuar me sandale me rripa, po ashtu të zeza, nga Sergio Rossi.