Hailey Baldwin vishet si Julia Roberts te “Pretty Woman”
23 tetor 2019
| 10:54
Vivian Ward do të ishte krenare. Hailey Baldwin kishte zgjedhur një veshje që ngjante shumë me atë të karakterit që Julia Roberts e portretizon në filmin ikonik “Pretty Woman” për festën e ditëlindjes së muzikantit dhe producentit Andrew Watt.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Justin Bieber, modeluesja 22-vjeçare kishte veshur geta me rrjetë, bluzë të bardhë pa mëngë, xhinse shumë të shkurtra, vathë të mëdhenj në formë rrethore dhe çizme të gjata deri mbi gjunjë nga lëkura me ngjyrë të zezë që janë të dizajnuara nga Amina Muaddi (957 dollarë).