Hailey dhe Justin shtyjnë ceremoninë e dasmës
11 janar 2019
| 12:59
Çifti Bieber ka qenë duke e planifikuar ceremoninë e dasmës ku të pranishëm do të ishin familjet dhe miqtë e tyre më të afërt, që në shtator kur nënshkruan dokumentet e martesës.
Madje pati disa fjalë që thoshin se do të zhvillohej në fillim të janarit, por ata ende nuk janë gati për të qëndruar përpara priftit e t’i shkëmbejnë unazat.
Burime të afërta me ta zbulojnë se Justin dhe Haily duan ta bëjnë ceremoninë sa më shpejt, por nuk kanë mundur ta organizojnë pasi njerëzit e afërt me ta janë shumë të zënë dhe nuk kanë mundur të gjejnë një datë kur të gjithë mund të vijnë.