Hainer: Dua që Kimmich dhe Musiala të qëndrojnë gjatë te Bayerni
Ka shumë tema që diskutohen te Bayerni i Mynihut, duke filluar nga e ardhmja e Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich. Presidenti i Herbert Hainer ka folur për këtë për “Sky Sport Deutschland”, duke përsëritur idenë e tij: “Shumë thonë se një ditë Musiala do të jetë lojtari më i mirë në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e mundur për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë. Sipas mendimit tim, ai mund të bëhet lehtësisht Thomas Mulleri i ardhshëm dhe të luajë këtu për 20 vitet e ardhshme. Jam shumë optimist se do ta shohim te Bayerni për një kohë të gjatë”.
Mendimet e tij nuk ndryshojnë shumë kur flitet për Kimmich: “Do të isha i lumtur nëse Joshua do ta përfundonte karrierën e tij te Bayerni, por jo vitin e ardhshëm, përkundrazi pas shumë e shumë vitesh”.
Kimmich krenohet me 393 paraqitje dhe 42 gola për Bayernin, ndërsa Musiala ka luajtur 166 ndeshje për bavarezët, duke shënuar 44 gola.