Hainer: Duam që Neueri dhe Lewandowski ta mbyllin karrierën në Bayern

25 janar 2022 | 11:22

Në Bayern Munchen po diskutohet prej ditësh për rinovimin e Niklas Sule, por edhe për raste të tjera “të mprehta”. Presidenti Herbert Hainer foli për “Sport Bild” në lidhje me këtë: “Ne bëmë një ofertë, tani i takon atij të vendosë nëse do ta pranojë apo jo. Natyrisht, ne do t’i japim atij një periudhë kohore për përgjigjen, sepse pastaj duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat”.

Numri një i Bayernit foli edhe për rinovimin me kapitenin Manuel Neuer. “Unë besoj fuqimisht se Manuel do ta mbyllë karrierën e tij te Bayern Munich. Ai me siguri mund të luajë edhe për disa vjet në nivele të larta. Për mua është ende portieri më i mirë në botë dhe do të isha i lumtur ta njoftoja zgjerimin e marrëveshjes”, ka thënë Hainer, duke shtuar: “Drejtori ynë sportiv është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Kemi ende pak kohë në këtë rast, Lewandowski ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Siç thashë, do të isha i lumtur nëse ai do ta mbyllte karrierën me ne”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Arbëri dhe Monika janë dy banorët që…