Hajdar Beqa: Dëshmorët e betejës së Junikut ranë për të mos vdekur kurrë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe ish luftëtari i UÇK-së, Hajdar Beqa, ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula në 20-vjetorin e rënies së tyre.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se 20 vjet më parë ranë dëshmorë në betejën e Junikut për mos te vdekur kurrë, ku me shembullin e tyre të trimërisë dhe sakrificës sublime për atëdheun e bënë edhe më të fortë dhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të shenjtë për liri dhe pavarësi.
Pandaj duhet përmbushur amanetin e Bekimit, Bedrisë, Eltonit, Permetit dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Përmet Vula, Bekim Berisha-ABEJA, Bedri Shala dhe Elton Zherka, 20 vjet më parë ranë dëshmorë në betejën e Junikut për mos te vdekur kurrë, ku me shembullin e tyre të trimërisë dhe sakrificës sublime për atëdheun e bënë edhe më të fortë dhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të shenjtë për liri dhe pavarësi.
Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi të gjithë të rënëve për Liri.!