Hajdar Beqa: Dëshmorët shkruan historinë me gjakun e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, ka kujtuar bashkëluftëtarët në 21-vjetorin e rënies së tyre, dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula e Bashkim Leku.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në “Facebook”, deputeti Beqa ka thēnë se djemtë e Dukagjinit e Drenicës ja kanë shtuar krenarinë Junikut e gjithë Kosovës.
Postimi i plotë i ish-ushtarit të UÇK-së, Hajdar Beqës:
Në përkujtim të rënies heroike të Dëshmorve të Kombit, Përmet Vula, Bedri Shala, Bekim Berisha, Elton Zherka dhe Bashkim Leku, djemëve nga Dukagjini e Drenica që me rënien e tyre heroike, ja shtuan krenarinë Junikut, Gjakovës, Pejës, Drenasit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.
Saktësisht me 10 gusht 1998 në një betejë ballë për ballë me armikun, Përmeti, Bedriu, Abeja, Eltoni dhe Bashkimi ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut në Junik e në Jasiq.
Dëshmorët shkruan historinë me gjakun e tyre, sepse vetëm kështu kishte kuptim liria.
Sot Kosova dhe qytetarët e saj shënojnë e kujtojnë Dëshmorët në Shtetin e Lirë e të Pavarur.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorve të Kombit.