Hajdar Beqa i bënë thirrje Prokurorisë të hetohet rasti në të cilin keqpërdoret emri i tij
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar në lidhje me emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku siç thotë ai me qëllim të njollosjes së personalitetit të tij, pa të drejtë i është përmendur emri kinse ka ndikuar në prishjen e një ankandi, në të cilin thuhet se vëllau i tij paska tentuar të bëhet aksionar.
Deputeti Beqa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se me përgjegjësi morale e juridike, ai nuk ka të bëjë asgjë me këtë proces.
“Dy personat e ashtuquajtur biznesmen kanë keqpërdorur emrin tim. Une i bëjë thirrje Prokurorisë se sa më shpejtë që është e mundur ta hetojnë këtë rast”, ka shkruar deputeti Hajdar Beqa.
Reagimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, pa të drejtë mu përmend emri im, kinse unë kam ndikuar në prishjen e një ankandi, në të cilin pretendojnë që vëllau im paska tentuar të bëhet aksionar.
E them me përgjegjësi morale e juridike, që unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë proces, dhe dy personat e ashtuquajtur biznesmen kanë keqpërdorur emrin tim.
Une i bëj thirrje Prokurorisë se sa me shpejtë që është e mundur ta hetojnë këtë rast.