Hajdar Beqa i PDK-së: Në Gjakovë u vodhën votat me ‘trenin bullgar’

10 shkurt 2025 | 16:14

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

“Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku në dy Qendra te Votimit, njëra në shkollën ‘Zejeria Rexha’ dhe tjetra në shkollën ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i ‘Trenit Bullgar’, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet”, ka thënë Beqa.

Ai u ka bërë thirrje organeve të e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është lënduar dhe…