Hajdar Beqa: Jemi më mirë se në vitin 2014, PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve

04 shkurt 2025 | 13:46

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 31, Hajdar Beqa, ka thënë se subjekti i tyre politik, nuk ka qenë kurrë më mirë dhe se presin fitore bindëse me 9 shkurt.

“PDK-ja kurrë nuk ka qenë më mirë. Kemi shumë takime dhe aktivitete dhe presim fitore bindëse. Jemi të bindur dhe besojmë në fitore”, ka thënë Beqa për “FrontOnline”.

Beqa ka thënë se PDK-ja qëndron madje më mirë se në vitin 2014.

“Entuziazmi në terren tregon se jemi më mirë se në vitin 2014”, ka thënë ai.

Sipas tij, përkrahja për Bedri Hamzën është e madhe.

“Përkrahja për Bedri Hamzën, është më e madhe se kurrë”, ka thënë Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për deputet nga koalicioni…