Hajdar Beqa kërkon nga Shqipëria t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë, liberalizimin e vizave dhe kërkoi, që Shqipëria t’i pajisë me pasaporta.
Sipas tij duhet të shikohet një formë që Republika e Shqipërisë të mundësojë që secili qytetar i Kosovës të ketë të drejtë të pajiset me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza.
“Duhet të na njihen dy shtetësitë, kjo është mënyra më e afërt që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Të paktën këtë mendoj që mundemi ta bëjmë. Ka të drejtë ta bëjë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë me një dekret të një gjëje të tillë. Kisha kërkuar nga Shqipëria, ta merr një hap të tillë, që të mos mbesin të izoluar”, ka thënë ai.