Hajdar Beqa: Komandant “Raketa” me luftën, guximin dhe sakrificën e tij heroike, nderoi gjithë Kosovën
Në Molliq të Gjakovës, është përuruar sheshi dhe është zbuluar lapidari i luftëtarit të lirisë, Isni Rama – Komandant “Raketa”
Të pranishëm në këtë manifestim ishin shumë bashkëluftëtar, drejtues të institucioneve qendrore e lokale, deputetë, familjar e bashkëfshatar.
Në këtë organizim të mrekullueshën kanë folur shumë personalitete politike e ushtarake. Në emër të Qeverisë i ka përshëndetur të pranishmit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emër të bashkëluftëtarëve ka folur Anton Çuni si dhe Hajdar Beqa, deputetë, bashkëluftëtar e bashkëfshatar i Isni Ramës.
Beqa ndër tjera ka thënë se Komandant Raketa me luftën, guximin dhe sakrificën e tij heroike, nderoi jo vetëm Rekën e Keqe, Molliqin e Gjakovën po edhe tërē Kosovën.
“Isniu apo siç e njihnim ne shokët e luftës Komandant Raketa me luftën, guximin dhe sakrificën e tij heroike, nderoi jo vetëm Rekën e Keqe, Molliqin e Gjakovën po edhe tërē Kosovën”, ka shkruar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i deputetit Beqa:
Sot në nderim dhe kujtim të luftëtarit dhe patriotit, Isni Rama përuruam Sheshin me emrin e tij në fshatin Molliq.
Isniu apo siç e njihnim ne shokët e luftës Komandant Raketa me luftën, guximin dhe sakrificën e tij heroike, nderoi jo vetëm Rekën e Keqe, Molliqin e Gjakovën po edhe tërē Kosovën.
Vepra dhe sakrifica e Isniut dhe të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dëshmia më e mirë se rruga për liri ishte sa e vështirë po aq edhe e mundimshme dhe vetëmohuese.
Përjetsisht mirenjohës veprës së Komandant Raketës dhe gjithë të rënëve për liri. Përjetsisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.