Hajdar Beqa: Kurti qëndroi në seancë vetëm sa për t’u nënshkruar për mëditje
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë përplasur rreth pjesëmarrjes në seanca të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin se ka qëndruar në seancë vetëm sa për t’u nënshkruar dhe për të marrë mëditjen.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi i grupi parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke e kritikuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për mungesa në seanca.
Në këtë kontekst, ai e ka quajtur deputetin Beqa shërbëtor të Kadri Veselit.
Ndërsa deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka krahasuar deputetët me profesorët e universiteteve që sipas tij nuk shkojnë kurrë në ligjërata, ndërkohë që mbajnë nga pesë vende pune.