Hajdar Beqa mbledh parinë e PDK-së në Teqenë e Dervish Sylës në Molliq
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka mbledhur në shtëpinë e vet, në Teqen e Dervish Syles në Molliq të Gjakovës, deputetë e zyrtarë të partisë së tij.
Në mesin e musafirëve të tij ishin: Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Hajredin Kuçi, Rashit Qalaj, Fadil Nura, Avdyl Imeri e shumë zyrtarë tjerë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputeti Beqa ka shpërndarë fotograti në llogarinë e vet në “Facebook”, duke bërë të ditur për prezencën e musafirëve në odën e Dervish Sylës në vendlindje.
“Në Teqen e Dervish Syles në Molliq. 03.09.224!”, ka shkruar Hajdar Beqa.
Poashtu Beqa ka postuar edhe nje foto gajtë ditës ku të pranishëm ishin edhe deputetët tjerë të PDK-së, Enver Hoxhaj e Elmi Reçica. Siç duket tanimë veq ka filluar parapërgatitja për fushatën zgjedhore.