Hajdar Beqa me rininë demokratike ndez qirinj pranë lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë

15 janar 2025 | 20:05

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka njoftuar se bashkë me partiakë, kanë bërë ndezjen e qirinjve para lapidarit të dëshmorëve në Gjakovë.

“Sonte, së bashku me Rininë Demokratike, bëmë ndezjen e qirinjve para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, për të përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit”, ka shkruar Beqa.

Postimi i plotë:

Sonte, së bashku me Rininë Demokratike, bëmë ndezjen e qirinjve para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, për të përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit. Përkujtimi i këtij gjenocidi është një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të punuar për paqen dhe dinjitetin e kombit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë në Kuvendin…