Hajdar Beqa: Në përvjetor të 15-të të shkuarjes në pavdekesi të Shejh Myhedinit, kujtuam jetën dhe veprën e tij të ndritur

01 shkurt 2025 | 21:40

Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga PDK-ja, ka njoftuar për vizitën në teqenë e Shejh Myhedinit.

Beqa thotë se kjo vizitë u bë në përvjetorin e 15-të të shkuarjes në pavdekësi të Shejh Myhedinit.

Tutje ai ka thënë se në këtë Teqe, u pritën me respekt nga pasardhësit e Shejh Myhedinit dhe disa besimtarë tjerë.

Postimi i plotë:

Sot, në këtë përvjetor të 15-të të shkuarjes në pavdekesi të Shejh Myhedinit, vizituam teqenë e tij, ku u pritëm me respekt nga pasardhësi i tij, miku im Shejh Tekia, dhe shumë besimtarë të tjerë. Me nderim dhe mirënjohje kujtuam jetën dhe veprën e tij të ndritur.

Shejh Myhedin Dervishdana ishte jo vetëm një udhërrëfyes shpirtëror, por edhe një atdhetar i palëkundur. Me besim të thellë në Zot dhe dashuri të pakufishme për atdheun, ai edukoi breza të tërë me vlerat e sakrificës, besës dhe qëndresës. Ai e pa kombin dhe fenë si shtylla të pandashme, duke i mësuar pasuesit e tij se dashuria për atdheun është detyrë hyjnore.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për frymën dhe mësimet e tij. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe i përjetshëm shembulli i tij për brezat që do të vijnë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ka folur…