Hajdar Beqa ngushëllon familjet e tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë
Kandidati për deputet dhe kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka ngushëlluar familjet e tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë.
Ai ka bërë me dije se dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot.
“Të nderuar qytetarë, me dhembje të thellë dhe shqetësim të madh kemi pranuar lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës. Në këto momente zie, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre, që po përballen me një dhimbje të madhe. Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot. Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.