Hajdar Beqa njofton se disa aktivistë të Vetëvendosjes i janë bashkuar PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka njoftuar se mbrëmë disa aktivistë të Lëvizje Vetëvendosje i janë bashkuar PDK-së.
Me këtë rast, Beqa ka thënë se mbështetja për Bedri Hamzën dhe PDK-në po kthehet në një lëvizje të madhe.
“Mbrëmë, me zemër të hapur dhe plot besim, mirëpritëm Ibrahim Gashin, Muharrem Gashin dhe Muhamed Gashin nga fshati Shkabaj i Prishtinës, si dhe Albion Rexhën nga Barileva – votues të Vetëvendosjes që vendosën t’i bashkohen projektit tonë. Ky është një moment që tregon se kur ekzistojnë vizioni dhe shpresa, ndryshimi nuk është vetëm i mundshëm, por i pashmangshëm. Mbështetja për Bedri Hamzën dhe PDK po kthehet në një lëvizje të madhe, që kapërcen çdo ndarje dhe bashkon zemrat e të gjithë atyre që duan një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar. Fitorja është afër! #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31 #MaMirë”, ka shkruar Beqa në “Facebook”.
Hajdar Beqa në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 31.